Qyteti i Tetovës po përballet me mungesën e ujit të pijshëm për gati dymbëdhjetë orë. Sipas burimeve uji në qytet është ndërpre në mëngjesin së Diellës në rreth orë 10 dhe nuk furnizim me ujë deri në orën 21:00, shkruan Top24
Në njoftimin paraprak të NPK-Sharri në Tetovë shkruan se linja e Leshnicës është jashtë funksionit pasi nuk kishte mundësi filtrimi në stacionin filtrues në Lisec pasi për shkak të reshjeve të shumta uji ishte shumë i turbullt.
Jo më herët se para tre orëve NPK-Sharri doli me një njoftim të radhës ku njoftoi se ujë nuk do të jetë deri në ora 21:00 kur edhe priten analizat nëse uji është i pijshëm pasi në rezervuare ishin futur edhe ujra të pa pastër.

