TETOVARËT SOLIDARIZOHEN ME SHKUPJANËT, FILLON TUBIMI I NDIHMAVE TEK OBJEKTET E ZJARRFIKËSVE

258
fresco

midle

Tetova ka pasur mjaft eksperienca të hidhura nga vërshimet kohëve të fundit.

E gjatë fatkeqësive natyrore ndihmat kanë qenë të gjithanshme.

Ndërsa tani, ajo dëshiron që këtë solidaritet ta demonstroj vet.

Për këtë arsye, Komuna e Tetovës ka hapur një pikë grumbullimi të ndihmave, që do t’i dërgojë në Shkup dhe rrethinë.

“Si konkluzë e asaj mbledhje doli që të formohet një shtab i tillë, që të mund të bëhet deponimi dhe grumbullimi i ujit të pijshëm, mjeteve higjienike për banorët e Hasanbegut dhe Haraçinës që të mund të shfaqin një solidarizim me vëllezërit atje, që normalisht në kohën e vërshimeve të Tetovës na kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë”, u shpreh Armend Fazliu, Shef i PR – Tetovë.

Shef i brigadës së zjarrfikësve, aty ku edhe po tubohen këto ndihma, thotë se tetovarët kanë treguar interesim për të ndihmuar ata që u prekën nga moti i ligë. Ai tregon se ndihmat që do të tubohen do të dërgon çdo mbrëmje nëpër punktet për ndihmë në vendet e vërshuara.

”Ne vendosëm që të formojmë një pikë grumbulluese për ndihma që tu ndihmojmë vëllezërve tanë nga Shkupi dhe rrethinës së Shkupi. Interesimi është i madh, presim që të bëjmë grumbullimin e gjitha gjërave që kanë nevojë vëllezërit tanë të Shkupit dhe rrethinës, të ju ndihmojmë dhe të ju dalim në krahë”, tha Uka Haliti, Shef i brigadës kundër zjarrit Tetovë.

Nga Komuna u bëjnë apel tetovarëve që të solidarizohen me banorët e lagjeve Hasanbeg, Stajkovc, Butel dhe lagjeve të tjera.

Ata që duan të ndihmojnë, duhet të drejtohen tek objekti i brigadës së zjarrfikëseve të Tetovës.

Comments