Më datë 23 dhjetor 2018, në ora 3 e 20, në stacionin policor në Tetovë, A.I (24) dhe A.S. (22) nga Tetova kanë paraqitur rastin se rreth orës 3, pasi kanë dalë nga diskoteka që ndodhet në rrugën “M. Tito” dhe janë drejtuar drejt makinave të tyre të parkuara në të njëjtën rrugë, një makinë ka qenë e parkuar para automjeteve të tyre dhe ata nuk kanë mundur të dalin. Pas një kohe të shkurtër vjen I.I. (39) nga Reçica e Vogël dhe filloi sherri për parkimin. I.I. i kërcënon me pistoletë.
I.I. është privuar nga liria. është njoftuar edhe Prokurori Publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.