MPB njofton se më datë 28.10.2025 në orën 14:00, punonjësit policorë të Departamentit Policor Kamjanë kanë ndaluar një 37-vjeçar nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se ai kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 62-vjeçare.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

