Tetovë : Hapet spitali privat ”Medica Istanbul” investim nga Turqia

328

Moebel THEMA

14686473_10154446855786708_1855099452_n

Saffet Murat Dinçer, Drejtor gjeneral i ”Medica Istanbul” për gazetarët tha ”Jemi krenar të hapim këtë spital për të ju shërbyer qytetarëve të qyteteve të Maqedonisë perendimore.

Kohëve të fundit kam qenë shumë herë në këtë vend të shkëlqyer për të investuar në mjekësinë e këtyre vendeve.

Si rezultat i këtij investimi kemi shumë kushte të siguruara nga mjekë dhe standarde të larta.” tha mes tjerash Dinçer.

Cüneyt Aksakal, drejtor mjekësor i spitalit “Ne me këtë investim do të mëtojmë të jemi lider në gjetjen dhe shërimin e sëmundjeve sipas standardeve të larta mjekësore.

Kemi hapësira mbi 2.000 metër katrorë për të siguruar shërim cilësorë. Gjithashtu do të trajtojmë me raste të kancerit. Kemi disa departamente me të cilat do të jemi më afër pacientëve. Do të doja të potencoj kirurgjinë plastike ku së shpejti do të fillojmë me ofrimin e këtyre shërbimeve për qytetarët e këtyre anëve. Gjithçka do të jetë e digjitalizuar.

Sipas analizave tona, kemi informacion se në këto zona ka shfaqje të shprehur të kancerit të gjirit dhe mushkërive dhe për këtë do të gjejmë shkaktarin e vërtetë në faza të hershme.” tha mes tjerash Aksakal.

Bëhet fjalë për investim prej 6 deri në 7 milionë euro duke futur këtu edhe planet për të ri investuar. Investimi është nga Medica Istanbul në Turqi.

Çmimet e shërimit do të jenë të bazuara në realitetin në Maqedoni, duke u bazuar në çmimet e konkurrencës por shërbimi jonë do të jetë më i mirë se konkurrenca, u tha në mes tjerash në prezantim.14699959_10154446855761708_708012394_n

Comments