TETOVË: PAJISJE PËR PERSONAT ME NEVOJA TË VEÇANTA

208

75 karroca mekanike, 35 karroca elektrike dhe pajisje të tjera për personat me nevoja të veçanta i janë dhuruar sot Spitalit klinik të Tetovës.  Ato janë dhurata të dy shoqatave humanitare – njëra nga Gjermania e tjera nga vendi si dhe organizata e veteranëve të luftës. Edhepse s’deshën të flasin, në fytyrat e tyre lexohej gëzimi se këto mjete që morën ishin më shumë se dhuratë – diçka që do t’i zbusë problemet e peripecitë e shumta transmeton Tv Art.

Abedin Arifi nga Shoqata Kalliri i Mirësisë thotë se aktivitetet të tilla kanë për qëllim mbështetjen dhe solidarizimin  me personat me nevoja të veçanta.

Ndërkaq, Idriz Aliu nga Shoqata Selam, tha se personat me nevoja të veçanta kanë nevojë për një përkujdseje më të madhe shoqërore dhe kjo, sipas tij, u përket institucioneve shtetërore.

Nga Spitali Klinik i Tetovës u shprehën mirënjohës ndaj donatorëve për pajisjet në fjalë duke e vlerësuar aktin si një ndihmesë konkrete për spitalin.

 

Ky aktivitet për shpërndarjen e mjeteve për personat me nevoja të veçanta ka filluar në Shkup, nesër do të vazhdojë në qytetin e Kërçovës.

 

Comments