Tetovë u festua pa shumë incidente

297

Ndërrimin e viteve qytetarët e Tetovës e kanë kaluar në ambijente të ndruyshmë, edhe ky vit nuk ka kalaur pa lëndime po jo të rënda në repartin e kirurgjis në Tetovë kanë kërkuar ndihm 6 persona njëri prej të cilëv fëmij, kryesisht lëndimet i kanë marë nga mjetet piroteknike.
Ndërkohë nga ndihma e shpejt në Tetovë, kanë theksuar se nga 180 raste që kanë kërkuar ndihmë kanë qenë për shkak të virozë sezonale dhe vetëm dy prej tyre më intoksikim të letë të alkoolit.
“Gjatë natës së mbrëmshme janë regjistruar afër 180 raste me pacient dhe shumica prej tyre kanë qenë virozë sezonale, dihet që dy javët e fundit viroza ka marë formë epidemie, kurse lëndime nga mjetet piroteknike nuk kemi pasur, kemi pasur vetëm dy raste meintoksikim të letë alkoolit, të cilët pas mjekimit nga ne janë lëshuar për mjekim shtëpiak, me fishek zjarre tek ne nuk kemi pasur të regjistruar”, tha Gëzim Kasa, mjek ndima e shpejtë.
Nga Njësia Territoriale e kundër zjarrit në Tetovë theksuan se, natën e nderimit të viteve kanë pritur në punë, duke intervenuar në 11 raste.
“Mbrëmë kemi kaluar një natë pune , mund të them se kemi qenë të mobilizuar dhe kemi intervenuar në 11 –të intervenime, mirëpo vlen të theksohet këtu se intervenimet kanë qenë jo mjaftë serioze, kanë qenë intervenime nëpër kontinera, apo në mbeturina që kanë hedhur njerëzit kemi intervenuar me sukses I kemi shuar ato zjarre dhe shkaktar të atyre zjarreve që janë paraqitur nëpër kontinjer ka qenë mjetet piro teknike”, tha Uka Aliti.
E bukura e viti 2017-të është ardhja  në jëtë e voglushti  i cili është fëmija i parë i lindur në 2017 nga e ëma Mileska Lidija nga Makedonski  Brod ,ndërkohë fëmijën e parë e vizitoi edhe kryetarja e Tetovë Teuta Arifi ku në shenjë mirnjohej I ka ndarë  40000 denar.
“Lajmi i mirë gjithmon është lindja e një fëmije, ashtu sic më informuan mjekët dhe pasi që vizitova zonjën që kishe lindur d.m.th. famija i parë që ka lindur është djal , dhe normalisht aty i dëshirojm jetë të gjatë dhe nënës së tij”, tha Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.
Ndërsa  në gjendje gatishmëri mbrëmë kanë qen edhe zjarrfikësit dhe sektori i punëve të brendshme të Tetovës të cilët kujdeseshin që nata e ndërrimeve të mot moteve të kaloj e qetë dhe pa ndonjë incident eventual.
Comments