Tetovë, vetura humb kontrollin përplaset në një dru, lëndohet rëndë shoferi

612

Sot rreth orës 12 e 10 minuta, në Sektorin për punë të brendëshme Tetovë, është denoncuar se vetura e tipit ,,Pezho 307,, me targa të Tetovës,, e drejtuar nga 45-vjeçari B.J. nga fshati Rogaçevë, nga shkaqe deri më tani të panjohura, ka humbur kontrollin dhe ka devijuar nga rruga dhe është përplasur në një dru.

Vozitësi i lënduar i cili ka qenë vetë në veturë, është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për dhënjen e ndihmës mjeksore dhe për përcaktimin e karakterit të lëndimeve.
Ekipa e Sektorit për punë të brendëshme Tetovë, kanë kryer inspektimet komplete në vendin e aksidentit.

Comments