Kandidatja e BDI-së për Tetovë, Teuta Arifi në një intervistë ekskluzive për MEDIAL.mk ka thënë se me përkrahjen e qytetarëve dhanë mesazhin e duhur sa i përket të qenët i pari kandidat që ka fituar numër më të madh të votave dhe diferencës së madhe për të hyrë në balotazh.
Sipas Arifit, kjo gjithsesi se ka qenë në kuadër të angazhimit dhe pritshmërive duke falënderuar çdo qytetar dhe qytetare për përkrahjen e dhënë.
A ka bisedime me partitë tjera që nuk kaluan në rrethin e dytë zgjedhor?
“Angazhim im si kandidat do mbetet në pikën e takimit me secilin qytetar për të dhënë argumentin sa i përket përkrahjes. Nuk do të hyjë në kalkulimet e partive politike pasi mendoj se për mua koalicioni më i rëndësishëm dhe prioritet do të jetë koalicionimi me qytetarin tim”, ka thënë Arifi.
Lidhur me akuzat e kundërkandidat se nuk ka fituar me votat e shqiptarëve Arifi me përgjigje:
“Ata të cilët kollaj japin kështu akuza le të tregojnë për marrëveshjet e fshehta që i kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë. Të tjerët të cilët nuk kanë argumentet e tyre, faktikisht kanë nevojë për marrëveshje të fshehta, por përsëri do t’ju shkojë huq dhe se vetëm transparenca është garanci e një rezultati të mirë zgjedhor”, ka thënë në intervistën për MEDIAL.mk, Teuta Arifi, kandidate e BDI-së për komunën e Tetovës.