Teuta Arifi krah me zjarrfikësit e Tetovës ndihmon banorët e Hasanbegut
“Ashtu si edhe mbrëmë, edhe sot një ekip i Brigadës së zjarrfikësve nga Tetova, në koordinim me Brigadën e zjarrfikësve nga qyteti i Shkupit qëndroi në zonat e goditura nga vërshimet, ku pa kursyer asgjë nga vetja ndihmuan në pastrimin e rrugës së qarkores së Shkupit, që është njëherit edhe një nga zonat më të goditura nga vërshimet e ditës së djeshme.
Andaj desha që edhe perosnalisht të takoj këta burra dhe djem, që i privuan vetes shumëçka duke vënë në rend të parë sigurinë dhe jetën e atyre në nevojë. Edhe pse shumë prej tyre tani më 2 ditë nuk kishin bërë gjumë, dëshira për të ndihmuar qytetarët e rrezikuar ngadhënjente mbi çdo motiv apo nevojë personale. Uroj që ti kemi çdoherë shëndosh e mirë, sepse janë pikërisht ata që bëjnë diferencën atëherë kur e lyp nevoja.
Pash nga afër , shumë shtëpi dhe vetura të shkatëruara, njerëz që bredhnin dhe kërkonin të afërmit e zhdukur,shenjat e tërbimit të natyrës ishin gjithandej ku sytë shihnin dritë. Shumë jetë njerëzish u shuan, dhe dëshiroj tju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjarëve që humbën më të dashurit e tyre. Qoftë kjo hera e fundit që Zoti na sprovon në këtë formë dhe mënyrë ” është shprehur Teuta Arifi.