Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitorv në kuadër të fushatës për Maqedoni evropiane tha se integrimi në BE hap rrugë për sa i takon zhvillimit ekonomik të qytetarëve, fakt ky i vërtetuar statistikisth nga vendet të cilat janë antarsuar në BE, shkruan TS.
“Bashkë me ish-kolegun tim Ministrin Dimitrov diskutuam reth zhvillimit të kampanjës për antarsimin e vendit në strukturat euro-atlantike.
Diskutuam për shansin e artë, mundësitë dhe benefitet që dalin nga antarsimi i vendit në NATO dhe BE.
Sigurisht përcaktimi strategjik i vendit tonë në aleancën më të fuqishme ushtarake NATO siguron përfundimisht stabilitetin e vendit dhe kohezionin në rajon.
Integrimi në BE hap rrugë për sa i takon zhvillimit ekonomik të qytetarëve, fakt ky i vërtetuar statistikisth nga vendet të cilat janë antarsuar në BE. Ritja e eksportit, zgjerimi i tregut dhe mundësia e lëvizjes së mallrave dhe resurseve njerzore ndikon drejtëpërsëdrejti në rritjen e BDP dhe standartit jetësore të qytetarëve.
Andaj të gjithë njëzëri ti themi: PO Maqedonisë Europiane të antarsuar në NATO. BASHKË MUNDEMI!” u shpreh Teuta Arifi.
Nga ana tjetër Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në Tetovë, tha se përveç mbështetjes së referendumit, qytetarët nuk kanë alternativë tjetër. Ai tha se qytetarët do të dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë.
“Nuk kam asnjë dyshim se shumica e qytetarëve do të dalin dhe do të rrethojnë “PËR”. Gjithmonë kur Maqedonia është gjetur para ndonjë sfide, qytetarët tanë kanë ditur të vlerësojnë çfarë është e mirë për vendin. Kështu që nuk e di se sa do të ishte e arsyeshme nga ana ime të them çfarë nëse ndodh e kundërta. Ne tani më për një kohë të gjatë jemi duke folur për referendumin, për këtë çështje, një kohë të gjatë kemi negociata dhe procese, dhe tani kur kemi arritur një kompromis, pas 25 vitesh nga pranimi i Maqedonisë në Kombet e Bashkuara, ku nga Këshilli i Sigurisë morëm detyrim që ta tejkalojmë këtë çështje me fqinjët tanë, me Greqinë, pas aq shumë kohe ne e kemi referendumin, referendumi është një mënyrë për të fituar legjitimitet politik, në mënyrë që populli, qytetarët ta mbrojnë këtë vendim”, u shpreh Nikolla Dimitrov Ministër i punëve të jashtme./TS/