Teuta Arifi rregulloi rrugën Tetovarja me standarde të mirëfillta


Kryetarja e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi krahas shumë investimeve që ka bërë në qytetin e Tetovës dhe rrethinë, ka ndërtuar edhe rrugën Tetovarja që është një nga rugët kryesore të qytetit dhe shumë e frekuentuar si dhe ka lehtësuar lëvizjen e banorëve të kësaj lagje, njofton Zhurnal.
Në një video të publikuar në faqen e saj zyrtare nga Zyra për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun është e përshkruar në detaje që nga fillimi i punimeve e deri tek detajet përfundimtare ku rruga është me standarde shumë të mira, me trotuare si dhe me gjerësi të duhur.
