Sot në Komunën e Tetovës kryetarja e komunës së znj. Teuta Arifi ka pritur në takim një delegacion të lartë nga qyteti i Vlorës, të udhëhequr nga kryetari i bashkisë së Vlorës z. Dritan Leli dhe gratë e fondacionit mbarëkombëtar “Nermine Vlora Falaschi” të përfaqësuar nga kryetarja znj. Zenepe Luka, nënkryetarja aktorja e madhe Nderi i Kombit znj.Tinka Kurti dhe anëtare të tjera.
Të gjithë së bashku erdhën për të vlerësuar veprën heroike të djaloshit Benjamin Ferati nga fshati Kamjan i cili dha jetën e tij për të shpëtuar dy vajzat vlonjate në plazhin Vërnec të Vlorës.
“Së bashku me mysafirët vlonjat vizituam familjen Ferati për të shprehur ngushëllimet e sinqerta prindërve dhe familjarëve për këtë humbje të madhe. Z.Dritan Leli ndau mirënjohjen më të lartë të qytetit të Vlorës prindërve të Benjaminit, kurse znj.Zenepe Luka ndau medaljen “Nermine Vlora Falashci” dhe mirënjohjen e nderit, për të shprehur respektin dhe admirimin ndaj veprës dhe aktit të Benjaminit i cili gjithnjë do të mbetet pishtar i humanitetit dhe vlerave të larta njerëzore, të cilat gjithnjë e më pak i gjejmë në kohën dhe shoqërinë ku jetojmë ! Prehu në Paqë i dashur Benjamin, vepra yte qoftë frymëzim gjeneratash që do bashkojë kombin dhe do të na mësojë të duam dhe të bëjmë më shumë për njëri tjetrin”, kështu është shprehur pas takimit kryetarja e Tetovës znj. Arifi.