Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot ka vizitura disa shkolla fillore dhe të mesme për tju uruar vitin e ri shkollor. Arifi u shpreh se shkollat e Tetovës kanë kushte optimale dhe vazhdon intezivisht për të përimirësuar kushtet në disa objekte shkollore, shkruan TS.
“Gjatë gjithë sezonit verorë jemi munduar të krijojmë kushte sa më optimale për voglushët tanë dhe gjimnazistët. Kemi punuar intenzivisht në përmirësimin e kushteve në objektet arsimore. Janë instaluar smart-borde në disa nga shkollat fillore. Është intervenuar në ndrimin e inventarit shkollorë pothuajse në të gjithë objektet shkollore. Janë përmisuar nyjet sanitare, dyert, dritare. Janë ngritur kabinete të reja të informatikës që mundëson përmirësimin e punës praktike në IT.
Kemi ngritur standarte për sa i takon kriteriumit në regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme. Kriterium që garanton meritokracinë në kualifikimet regjistruese.
Jemi përpjekur maksimalisht, që kuadri i ri i mësimdhënsve të jetë më i miri i mundshëm për sa i takon cilësisë në shkolla.
Krejt çka ngelet është që të rinjtë tanë që janë ardhmëria e shoqërisë, të përpiqen me dije, etikë, moral, kulturë të arijnë majat e suksesit” u shpreh Arifi./TS/