Teuta Selimi, e bukur dikur dhe sot!

Është ndër këngëtaret më të përmendura dhe më të kërkuara të mbrëmjeve muzikore, duke sjellë një atmosferë që mbahet mend, shkruan Kosovarja.
Një zonjë me klas dhe shumë e suksesshme, duke pasur një bagazh të madh në karrierë, po vazhdon të jetë ende aktive në projekte të ndryshme, të cilat po pëlqehen shumë nga adhuruesit.
Teuta gjithmonë kishte marrë zemrat e adhuruesve jo vetëm me zërin, por edhe me sharmin që e karakterizon.

E bukur dikur, e bukur edhe sot, e cila tregon se mosha është thjeshtë numër.
Dikur ishte edhe e zgjedhura e ballinës së revistës sonë, e që sigurisht ky imazh do e bëjë Teutën të ndjehet shumë nostalgjike./Kosovarja/