Skuadra e Teutës ka nisur merkaton.
Ditën e sotme klubi durrsak ka zyrtarizuar nënshkrimin e firmës me Blagoja Todorovski i cili do të zëvendësojë Erlis Frashërin e larguar.
Todorovski e mbylli sezonin me Shkëndijen ku u shpall kampion i Maqedonisë. Ai ka luajtur vetëm 5 ndeshje me skuadrën shqiptare të Maqedonisë, ndërsa gjysmën e parë të sezonit e kaloi te Rabotniçki.
Skuadra durrsake gabon dhe me moshën e lojtarit, pasi e shkruan 33 vjeç, por Todorovski ditën e sotme mbushi 34.
Njoftimi i plotë i Teutës:
Klubi i futbollit Teuta njofton marrëveshjen me mbrojtësin e djathë Blagoja Todorovski
Teuta ka zyrtarizuar afrimin e dytë për këtë merkato. Klubi durrsak ka firmosur me Blagoja Todorovski ,mbrojtësi i djathë 33-vjeçar. Më parë lojtari ka luajtur me ekipin e KF Shkëndija.
Maqedonasi është 33-vjeç, teksa gëzon një karrierë tepër të pasur. Në të kaluarën Todorovski ka qenë pjesë e Dinamos së Bukureshtit, Sikelsit, Renovës, Gloria Bistrita, si dhe Rabotniçkit. Mbrojtësi numëron edhe 4 paraqitje me kombëtaren e Maqedonisë.
????????#WelcomeTodorovski| #KFTeuta