Tevdovski në konferencën “Drejtë përmirësimit të reformave strukturore dhe kornizave fiskale” në Lubjanë

300
fresco

Ministri i Financave Dragan Tevdovski do të marrë pjesë në konferencën “Drejtë përmirësimit të reformave strukturore dhe kornizave fiskale”, e cila sot dhe nesër po mbahet në Lubjanë. Në konferencën marrin pjesë përfaqësues të shteteve të rajonit dhe të Komisionit Evropian, ndërsa organizator është Qendra për Trajnim në sferën e Financave (QTF) nga Lubjana.

Ministria e Financave informoi se Tevdovski do të jetë folës në panelin “Menaxhim ekonomik në kontekst të inkuadrimit në BE”, që do të mbahet nesër. Ai do të flasë për Planin për reforma ekonomike (PRE) i cili i përfshin masat dhe reformat të cilat i ndërmarrim në procesin e inkuadrimit drejtë BE-së. Në këtë panel do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë së Malit të Zi, zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë dhe koordinatori për Programet për reforma ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Konferenca është pjesë e projektit për përforcim të kapaciteteve të ministrive të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për vlerësim të implikimeve fiskale nga reformat strukturore.

Në procesin e inkuadrimit në Bashkimin Evropian, ekonomitë e vendeve të rajonit duhet të jenë mjaftueshëm vital që t’i përballojnë presionet konkurruese në tregun e vetëm të BE-së. Menaxhimi ekonomik, konkurrenca dhe tregtia janë identifikuar si sfera kyçe të cilat duhet të përforcohen. Në këto korniza, instrumente kyçe të politikës në këtë proces janë programet për reforma ekonomike (PRE), përfshirë reformat strukturore, me qëllim që të nxitet rritja dhe konkurrenca, ndërsa njëkohësisht duke siguruar disiplinë dhe qëndrueshmëri

Comments