Thaçi dekoron akademik Idriz Ajetin: Jeni Çabej i Kosovës!
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar akademik Idriz Ajetin me Medaljen Presidenciale të Meritave, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.
Këtë medalje, Thaçi ia ka ndarë akademik Idriz Ajetit në 100 vjetorin e lindjes për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.
“Ju që këtë vit po mbushni një shekull, për mua jeni Çabej i Kosovës në fushën e studimeve albanologjike”, ka thënë Thaçi.
“Ju falënderoj për këtë nderim që po ma bëni”, u shpreh akademik Idriz Ajeti.
Me veprimtarinë e tij, akademik Idriz Ajeti ka kontribuar shumë edhe në forcimin e identitetit tonë kulturor.
Thaçi dekoron akademik Idriz Ajetin: Jeni Çabej i Kosovës!