THAÇI: DO T’I MBËSHTESIM LIGJET PËR PPS NË KUVEND MIRËPO NUK DO T’I NJOHIM ZGJEDHJET NËSE VËRTETOHEN PARREGULLSI


Mbajtëm takim konstruktiv me zotëri Hanin, tha lideri i PDSH – së Menduh Thaçi, pas takimit me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë .
Thaçi tha se Partia Demokratike Shqiptare do t’i mbështetë projekt –ligjet e prokurores speciale Katica Janeva që i ka paraqitur në Kuvend , në mes të tjerave edhe për vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Publike Speciale, si dhe ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve.
“Nuk do t’i njohim rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme nëse vërtetohen parregullsi “, tha Thaçi.
Han më herët u takua me organizatat qytetare , me kryetarin e qeverisë teknike Emil Dimitrievin dhe me prokuroren Katica Janevën.