Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Thaçi theksoi se numri një i Amerikës i ka dhënë mbështetje shtetit të Kosovës.
“Ishte kënaqësi e veçantë të jemi në pritej nga presidenti Donald Trump. Na takimin e shkurtër ishte një jashtëzakonisht miqësor, i ngrohtë. Presidenti Trump si gjithë presidentet e tjerë të SHBA-së ka një vizion të qartë edhe për Kosovën. Është një mbështetje unike për vendin tonë. Ai tha se Kosova është një vend i mrekullueshëm e popull i mrekullueshëm”, deklaroi Thaçi një intervistë për rtv21, duke shtuar se i ka bërë një ftesë për ta vizituar Kosovën.
Më tej, Thaçi foli edhe për punimet në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.