Thaçi e refuzon ftesën e Kurtit, thotë se ai e fton atë dhe liderët tjerë për takime

560
fresco

Presidenti Hashim Thaçi nuk do t’i përgjigjet sot ftesës së dytë që Kryeministri Albin Kurti ia ka bërë për një takim mes tyre. Thaçi, i pyetur nga mediat, ka thënë se në vazhdim do të takojë të gjithë liderët politikë. Kurtin nuk e ndan nga krerët e partive të tjera.

Thaci pa u ndalur në ftesën që ia ka drejtuar Kurti, ka thënë se në vazhdim do të takojë kryetarët e partive dhe do t’u tregojë se çka ka folur me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, gjatë takimin në SHBA.
“Do t’i takojë edhe liderin e VV’së, edhe të PDK’së, edhe të LDK’së edhe të të gjitha grupeve parlamentare”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq ai mohon se ka përcarje të skenës politike, duke thënë se e sheh si pozitive përgjigjet e kreut të PDK’së, Kadri Veseli, ndaj ftesës së kryeministrit.

“E pashë që z. Veseli i është përgjigjur ftesës së z. Kurti. Pra komunikimi po ndodhë, sepse në fund të fundit marrëveshja eventuale do të arrihet”, ka thënë ai. /Express/

Comments