Thaçi e uron Edi Ramën për fitore, këto janë fjalët e tij

180

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për fitoren që partia e tij, PS korri në zgjedhjet e 25 qershorit.

‘Përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.’

Ja urimi i plotë në Facebook:

‘Sot urova Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mikun tim, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

Përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Prandaj, uroj të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë për suksesin e arritur dhe jam i sigurt se bashkëpunimi vëllazëror dhe institucional me Shqipërinë do të intensifikohet edhe më shumë. HTH’/Periskopi/

Comments