Thaçi: Është koha që BDI t’i humb zgjedhjet

52

Moebel THEMA

menuh-thaci
Është koha që BDI-ja të humb zgjedhjet. Kështu është shprehur kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në intervistën për Radion Evropa e Lirë duke folur për zgjedhjen që duhet të bëjnë shqiptarët më 11 dhjetor. Thaçi thotë se qytetarët duan ndryshim, pasi VMRO DPMNE-ja në bashkëveprim me BDI-në kanë shkatërruar jetën dhe institucionet në vend.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme tani, pasgjithë asaj që na ndodhi në vendin tonë në dy vitet e fundit, është që BDI të humb zgjedhjet. Kjo është shumë e rëndësishme për qytetarët, mendoj se ata do të kuptojnë, nga të gjitha anët marrim mesazhet që duhet të ndodhë ndryshimi pasi që shkatërrimi i institucioneve është vepër e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së”, tha kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Thaçi tha gjithashtu se është e pamundur të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE-në,për shkak se, siç thotë ai, nuk është vetëm fakti se shumë nga drejtuesit e VMRO-së janë të dyshuar për krime të ndryshme, por edhe “thikat pas shpine” që PDSH ka marrë nga VMRO-DPMNE-ja. Duke folur për rrezikun e humbjes së votave të PDSH-së në konto të LSDM-së, Thaçi thotë se LSDM në këtë aspekt më shumë rrezikon BDI-në, se sa PDSH-në.

“Vendimi pragmatik për vendosjen e shqiptarëve në listat zgjedhore nga ana e LSDM-së, merr vetëm votat nga BDI, nga PDSH jo, sepse ajo është e njohur si parti nacionaliste, andaj ne nuk ndjehemi të kanosur. Siç duket, kjo është një gjë e mirë, nuk asgjë kundër kësaj. Jetojmë në demokraci”, theksoi Thaçi.

I pyetur për bisedat e dala nga përgjimet, ku Thaçi shprehet i gatshëm të jetë deri në vdekje me VMRO-DPMNE-në, kreu i PDSH-së thotë se ato biseda janë nxjerrë nga konteksti dhe se nuk ka komunikuar me funksionarë të kësaj partie për më shumë se 5 vjet.

Comments