Thaçi fton Vuçiqin për skijim në Brezovicë

Duhet të punojmë me të gjitha komunitetet në Kosovë, në mënyrë që të kemi zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ka thënë presidenti Hashim Thaçi për gazetën “Danas”, transmeton Klan Kosova.
“Kur të forcohen themelet e urës së re edhe kryeministri Vuçiq do të jetë i gatshëm që të vijë të bëj ski në Brezovicë, në mënyrë që së bashku të përcjellim një mesazh të paqes”, ka thënë Thaçi, i cili të hënën ishte për vizitë në Shtërpcë dhe qendrën e skijimit në Brezovicë.