Thaçi: Jam i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës

269

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar sulmin mbi anëtaren e PDK-së, Arbana Xharra, duke pohuar se është thellësisht i tronditur dhe shqetësuar për këtë.

“Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë”, ka thënë Thaçi, transmeton Klan Kosova.

“Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tone”.

“Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t’i sjellin sulmuesit para drejtësisë”, ka përfunduar ai.

Comments