Thaçi mbërrin në SHBA në një vizitë zyrtare disaditore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur në SHBA ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare disaditore.
Këtë a e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Sapo arrita në SHBA për një vizitë disaditore. Do të kem takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, senatorë, kongresmenë, politikanë dhe miq të Kosovës”, tha ai, raporton Koha.net.
Presidenti deklaroi se “Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane”.
“Zoti e bekoftë Kosovën, SHBA-në dhe miqësinë tonë të përjetshme”, përfundoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

