Thaçi me akuza të rënda për Kurtin: Po trajnoni njerëz në Stamboll dhe keni lidhje me Putinin

409

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dal sot në një konferencë për media për të sqaruar në lidhje me arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq për në Turqi.
Ai tha se ka pranuar një raport nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë në lidhje me rrethanat dhe procedurat që kanë çuar drejt deportimit të shtetasve turq.

Sipas raportit të AKI-së arsye e vetme pse këta shtetas janë deportuar nga Kosova është se ata kanë pas informata për veprime të paligjshme e cila sipas AKI-së kanë rrezikuar sigurinë kombëtare.

Por presidenti tha se ky rast do të hetohet edhe nga Prokuroria dhe përgjegjësit do të japin përgjegjësi në rast se ka pasur shkelje të ligjit.

Tutje presidenti tha reagimi i lryeministrit ka ardhur pas konsultimeve dhe nuk është reagim i pa konsultuar.

Por, nuk e tha nëse do ta pranojë shkarkimin.

Nëse Albini nuk përgjigjet le të përgjigjet edhe Glauku

Në konferencën e thirrur për medie, Presidenti Thaçi ka drejtuar akuza ndaj kreut të VV-së, Albin Kurti. Ai ka thënë se Kurti është i obsesionuar me emrin e tij, dhe lidhjen që bënë me akuza.

“Sa i përket liderit të Vetëvendosjes, po e shoh që nuk po i hiqet prej obsesionit emri im, por natyrisht pasi po pyetni, po pyes edhe unë, për ekipet e tij të rregullta që i dërgon në Stamboll për trajnime dhe financime. Është mirë me i pyet se kush i qon, pse i qon dhe kush i financon. Kush janë ata individ nga Irani që ia financojnë partinë e tij, dhe atë. Nëse ai nuk përgjigjet le të përgjigjet edhe Glauku. Ata e dijnë që edhe unë e di. Ai duhet të përgjigjet me lidhjet e Putinit që lidhen me vendet e Ballkanit”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Ai ka lidhur veprimet e Albin Kurtit edhe me themelimin e organizatës “Syri i Popullit”.

“Ai njeri është ideatori dhe njerëzit e rrethit të tij, i themelimit të organizatës se “Syrit të popullit”që ka përpiluar lista për ekzekutim”, ka theksuar Presidenti.

Ja te kush ka fjetur Gjuriq një natë para se të arrestohet

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka treguar se Marko Gjuriq ka hyrë në Kosovë të dielën në mbrëmje, një ditë para arrestimit dhe ka qëndruar në banesën e Milan Radojçiqit dhe për këtë disa mekanizma dhe individë e kanë ditur këtë.

Ai tha se do të hetohen të gjitha hallkat e sigurisë për të parë se si ka ndodhur kjo.

Thaçi sa për të gjitha rastet do të marrin masa.

Comments