Thaçi ndalon shitjen e librave paragjykues për hebrenjtë
Pas ankesës së dy ekspertëve në lidhje me anti-semitizmin, njëri nga të cilët ishte i ftuar në Kosovë në një konferencë për luftimin racizmin, Presidenti, Hashim Thaçi ka ndaluar shitjen dhe distribuimin e librave anti-semitik të cilët ishin të qasshëm në rrugët e kryeqytetit, shkruan Ynetnews, transmeton Klan Kosova.
Ido Daniel, ekspert në luftimin e anti-semitizmit dhe racizmin, ishte për vizitë në Kosovë me ftesën e qeverisë dhe Organizatës Evropiane për Bashkëpunim në një konferencë për luftimin e racizmin dhe radikalizmit.
Një ditë gjatë kësaj konference, përderisa Daniel ishte duke ecur nëpër sheshin kryesor në Prishtinë, vuri re disa tezga tek të cilat në shitje ishin disa libra anti-semitik, paragjykues ndaj hebrenjve, ndër të tjera edhe tre versione të ndryshme të “Mein Kampf”.
Pas kësaj, Daniel së bashku me Shimon Samuels nga Simon Wiesenthal Center, i kanë shkruar një letër Presidentit të Kosovës duke kërkuar nga ai që të hetoj këtë çështje.
Presidenti Thaçi iu është përgjigjur kërkesës së tyre, duke thënë që është jashtëzakonisht i shqetësuar nga tendenca e disa individëve që të shpërndajnë ideologji kërcënuese dhe radikale në Kosovë.
“Këto incidente janë të rralla, dhe unë ju siguroj që kam kërkuar nga autoritetet të hetojnë menjëherë këtë incident dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm që të parandalojnë përhapjen e urrejtjes në kundërshtim me kushtetutën” deklaroi Thaçi.
Ndërsa Daniel ka shprehur falënderimin e tij për Presidentin e Kosovës, për veprimin që ka ndërmarrë ndaj shitësve.