Thaçi nderon kujtimin e Arbën Xhaferit në katërvjetorin e vdekjes së tij

145

menduh-thaci

Moebel THEMA

Kyetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në katërvjetorin e ndarjes nga jeta të ish kryetarit të PDSH-­së Arbën Xhaferri, bëri homazhe tek varri i tij në varrezat e qytetit në Tetovë.

Arbën Xhaferri ishte politikani që solli një frymë të re në skenën politike mbarëshqiptare. Përveç se u dallua si politikan i zgjuar dhe intelektual i përmasave kombëtare, ai u dallua edhe për opusin e pasur të analizave e kolumnave politike, studimeve dhe shkrimeve publicistike, të cilat shquhen për thellësinë e mendimit dhe qasjen intelektuale.

Ai ra në gjendje kome për gati 7 ditë dhe shkak u bë një hemorragji cerebrale në tru, që pati mbrëmjen e 8 Gushtit rreth orës 21:00 në banesën e tij në Tetovë. Ish kryetari i PDSH-­së, Arbër Xhaferi, vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte edhe shkak për tërheqjen e tij nga aktivitetet partiake. Arbën Xhaferi lindi në qytetin e Tetovës më 24 janar të vitit 1948.

Xhaferi ka qenë deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994. Ai synonte krijimin e një sistemi dydhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konflitit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.

Ai është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Xhaferi njihej për opinionet filozofike gjatë paraqitjeve në media dhe është autor i shumë eseve dhe artikujve analitikë, pas tërheqjes nga politika aktive.

Comments