Thaçi në Çegran: Beteja e PDSH-së, zgjedhjet të jenë të drejta… ( FOTO)

141

ttt

Moebel THEMA

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi të Shtunën në Komunën e Gostivarit vazhduan me programin e takimeve me strukturat e partisë. Takimi qendror me strukturat partiake u mbajt në shkollën fillore në Çegran, me ç’rast Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në këtë bashkëbisedim mes tjerash deklaroi se këta të cilët janë në pushtet asgjë nuk kanë realizuar, prandaj konsiderojmë se fajtorë kryesorë për këtë situatë të rëndë në të cilën gjenden shqiptarët janë BDI-ja.
Kjo gjendje e keqë, tha Thaçi, nuk do të ndryshon pa një angazhim të fuqishëm, andaj të gjithë fuqimisht duhet të punojmë për ta ndryshuar këtë situatë, njofton Flaka.
“Ballafaqohemi me një diskriminim të madh ekonomik dhe ajo që ne si PDSH e kërkojmë është që paratë tona që na i marrin nga tatimet të na i kthejnë prapë, ashtu siç kthehen në zonat e maqedonasve që janë bërë perfektë, kurse zonat ku jetojnë shqiptarët ngelin të pa zhvilluara. Një debatë publike mes meje dhe z.Ali Ahmeti do të sqaronte shumë dilema te popullata dhe do të kontribuonte në demokratizimin e vendit”, tha Thaçi.
“Beteja tjetër e PDSH-së do të jetë që zgjedhjet të jenë të drejta, të lira dhe demokratike, si dhe që të garantohet fshehtësia e votës, dhe për këtë kemi përkrahjen dhe garanca edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Kur Partia Demokratike Shqiptare do të fitojë mandatin, atëherë situata e përgjithshme politike dhe ekonomike do të ndryshojë dhe shqiptarët do të mund të kenë një jetë dinjitoze, – përfundoi Menduh Thaçi.
Comments