Thaçi në Drenas: Fehmi e Xhevë Lladrovci emblemë e UÇK-së, s’lejoj ndarje të Kosovës

242

Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka përshëndetur vendosjen e dy shtatoreve të heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovcit me rastin e shënimit të 20 vjetorit të rënies së tyre.

Thaçi në fjalimin e tij të rastit ka folur për kohën e luftës në vitet e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe për kohët kur ai dhe dy heronjt Fehmi e Xhevë Lladrovci kishin bashkëluftuar, transmeton Klan Kosova.

”Sot është ditë e veçantë. Në këtë vend na ka bashkuar si gjithnjë lufta, heroizimi i Xhevës dhe Fehmiut”.

”Për Xhevën dhe Fehmiun se ata të dy ishin janë dhe do të mbetën në përjetësi si emblema të UÇK-së”.

”Kam pasur rastin dhe krenarinë e përjetimeve të rrezikshme në tejkalimin e kufijve. Ajo që mund të them është se fryma, angazhimi dhe mesazhet unifikuese dhe mobiliezuaese të Xhevës dhe Fehmiut për qytetarët e Kosovës janë të pakrahasueshme”.

”Ishte mesazhi i qart i një renje sublime se lufta do të vazhdonte deri në çlirimin e Kosovës”.

”Kam pasur privilegjin që para se të njoh edhe Xhevën edhe Fehmiun, të njoh prindërit e tyre, që me edukatën e tyre me gjithë atë angazhim të jashtëzakonshëm bën që të rriten edhe heroina e kombit Xheva, si dhe Fehmiu po ashtu”.

”Këtu gjenden edhe pjesëtarë të Luginës së Preshevës të cilët i kam mbështetur vazhdimisht dhe përkahur”.

”E përsëris, nuk do të lejojë ndarje të Kosovës apo ndonjë opsion siç është Republika Srpska është e papranueshme”.

Comments