Thaçi nga Brukseli: Do të jetë shumë e vështirë

442
fresco

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur para takimit që do ta mbajë me presidentin serb Aleksandar Vucic, duke thënë se do të bëjë përpjekje maksimale që të përafrojë qëndrimet e shtetit të Kosovës me atë të Serbisë, me qëllim për arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

Thaçi ka thënë se marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është ligjërisht e obligueshme për dy vendet, një marrëveshje që sipas tij sjell njohjen reciproke të pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim e vendit ne Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu presidenti Thaçi ka thënë se kjo nuk do të jetë e lehtë dhe do të ketë pengesa e vështirësi, mirëpo arritja e një marrëveshje është mundësia më e mirë për të dy vendet.
“Sonte jemi këtu për të zhvilluar takimin e radhës të procesit final të mundësisë së arritjes së marrëveshjes në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo ligjërisht obliguese kjo për njëra tjetrën në rrafshin ndërkombëtar, një marrëveshje gjithëpërfshirëse që nënkupton njohjen reciproke dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB, e di se nuk do të jetë e lehtë, përkundrazi ka vështirësi, ka pengesa, ka ballafaqime, por arritja e marrëveshjes është mundësia më e mirë për të lëvizur drejt perspektivës evropiane për dy vendet dhe popujt tanë, prandaj do të bëjmë të gjitha përpjekjet maksimale që të ofrojmë qëndrimet në arritjen e një marrëveshje”, tha Thaçi.

Comments