Thaçi pas votimit të Ligjit për Sponsorizime: Kosova më s’do të humbë talentët e rinj

328

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar votimit të Ligjit për Sponsorizim në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Kosova më nuk do të humbë talente të rinj në mungesë fondesh dhe përkrahjeje financiare, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i presidentit në Facebook:

Lajm shumë i mirë miratimi në Kuvendin e Kosovës i harmonizimit të Ligjit për Sponsorizime në kulturë, rini dhe sport, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. Më nuk do të humbim talentë të rinj për mungesë fondesh dhe përkrahje financiare. Sportistët, artistët dhe të rinjtë tanë do të kenë kushte më të mira dhe mundësi më të shumta për të shkëlqyer në garat vendore dhe ndërkombëtare. Ata do t’i sjellin edhe më shumë medalje Republikës së Kosovës!

Comments