THAÇI: PDSH DO TË PUNOJË NË PROJEKTE EKONOMIKE DHE POLITIKE

157
fresco

 

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë mbajti tubim në Dobërdol. Lideri i partisë, Menduh Thaçi, e prezentoi programin zgjedhor si dhe kandidatët për deputetë të njësisë së dytë zgjedhore.

Thaçi e akuzoi kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti se popullit i ka sjellë vetëm dhunë.

“PDSH do të punojë në dy sfera, projekte ekonomike dhe politike. Në aspektin ekonomik më e rëndësishme është të mos ketë buxhet diskriminues, të ketë sistemim të drejtë dhe proporcional në buxhetin e vendit, të ketë investime në të gjitha vendet. Kemi ide që të amnistohen borxhet e qytetarëve ndaj shtetit të krijuara për shkak të dënimeve dhe mbi baza të tjera”, theksoi Thaçi.

Në politikë, siç tha, do të angazhohen që të mos ketë diskriminim ndaj shqiptarëve. “Angazhohemi edhe për ligjin për amnisti të cilin do ta sjellim me qëllim që të mos vuajnë dënimin me burg të gjithë të dënuarit nga rastet e montuara politike. Të tilla janë shumë pasi që BDI-ja na solli dhunë, gjak dhe burgje”, shtoi ai.

Comments