Thaçi: PDSh-ja e vetmja strukturë e mirëfilltë politike e shqiptarëve të Maqedonisë

231

Në kalanë e Tetovës dega e PDSh-së Tetovë organizoi takim me strukturën e saj, ku prezent ishte edhe kryetari i partisë, Menduh Thaçi.

Në bashkëbisedim me strukturën e degës së Tetovës, kryetari Thaçi ka folur rreth situatës aktuale politike, si dhe rreth çështjeve që kanë të bëjnë me organizimin struktural.

Ai potencoi se PDSh-ja vazhdon të mbetet e vetmja strukturë e mirëfilltë politike e shqiptarëve të Maqedonisë, që mund t’i artikuloj kërkesat reale të shqiptarëve, shkruan Zhurnal.

Comments