Thaçi: PDSH’ja do t’ua falë borxhet shqiptarëve


Partia Demokratike Shqiptare sot platformën e saj për zgjedhjet e 11 dhjetorit e ka prezantuar në Bogovinë, ku kryetari i saj Menduh Thaçi, sërish ka përsëritur premtimet për amnisti fiskale për t’i liruar shqiptarët nga borxhet ndaj shtetit.
Ai ka thënë se me urgjencë, PDSH’ja do të sjell ligjin për faljen e borxheve që shqiptarët e Maqedonisë kanë ndaj shtetit.
“Me urgjencë do të sjellim ligj për faljen e të gjitha borxheve që kanë shqiptarët ndaj shtetit. Dhe këto borxhe janë një sasi shumë e vogël në raport me borxhin që ka shteti ndaj shqiptarëve. E vërteta e madhe është se shteti duhet të na e kthejë borxhin, e ai borxh e ka vlerën mbi 1 miliadrë e 600-700 milionë euro në vit. E dyta, kërkesa jonë që buxheti i shtetit t’u jepet shqiptarëve nënkupton sjelljen e ekonomisë shqiptare në nivelin zero”, ka deklaruar Thaçi.