THAÇI: PLATFORMA E PDSH-SË, PLATFORMË E SHQIPTARËVE

39

Moebel THEMA

Tetovë, 3 dhjetor – Partia Demokratike Shqiptare mbajti tubim dhe takim me banorët e Zhelinës. Kryetari i PDSH-së dhe bartësi i listës për deputetë në Njësinë e gjashtë zgjedhore, Menduh Thaçi, kërkoi përkrahje për platformën e PDSH-së, e cila, sipas tij, u bë platforma e shqiptarëve. “Nëse BDI-ja fiton sërish në zgjedhje, shteti ynë do të izolohet nga bota, pasi kjo parti vazhdimisht krijon kriza. Ne do të kërkojmë të investohet në mjedise ku jetojnë shqiptarë. Në ato mjedise të kemi ekonomi të fuqishme dhe do të angazhohemi që firmat e huaja të cilat investojnë këtu, të punësojnë sipas çelësit etnik”, tha Thaçi. Kaloi koha, tha ai, e fjalëve të zbrazëta dhe teorive. “Patjetër duhet të investohet në arsim, në infrastrukturë, në shëndetësi. Për këtë shkak duhet të organizoheni dhe të votoni për PDSH-në që të mund ta realizojmë platformën tonë. Mos humbni kohë, puna ka ardhur deri aty që në çdo moment nga BE-ja dhe SHBA-ja mund të thonë ose strukturë të re të vijë në pushtet ose për ju nuk ka integrim në strukturat euroatlantike”, deklaroi Thaçi. Para të pranishmive në tubimin e PDSH-së në Zhelinë foli edhe nënkryetari i Partisë dhe kandidati për deputet, Bardhyl Dauti.

Comments