THAÇI: Platforma shqiptare e papranueshme për PDSH-në!

366

menduh-thaci-foto-kualitet-1-780x439

Platforma e partive politike shqiptare në Maqedoni për PDSH-në nuk është dhe nuk do të jetë asnjëherë e pranuar sepse është “një paçavure ruso-sllave”?! Këto komente i bëri kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi të shtunën kur u ri-zgjodh kryetar i kësaj partie pasi dha dorëheqjen dy muaj më parë pas debaklit që kjo parti pësoi në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
“Lartë platformës shqiptare ka dy premisa që tregon se ajo nuk është shqiptare, ‘Ustavot na R.Makedonija’ dhe Marrëveshja e Ohrit e gjithë kjo është bë që të eliminohet shtylla bazë e platformës së PDSH-së që është vendimmarrja me konsensus të plotë dhe parlamenti dy dhomësh. Më pastaj çështjet tjera janë tërësisht të lehta, kjo platformë që e quajn platformë e gjithë shqiptarëve është dhe do të jetë e papranueshme për PDSH-në!”, thekson Thaçi.

Comments