Thaçi qëndroi në Likovë

195
Thaçi qëndroi në Likovë

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sonte ka qëndruar në Kumanovë ku është takuar me banorët e Komunës së Likovës.

Lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi, ka kërkuar të gjithë shqiptarëve, e veçanërisht kumanovarëve që të votojnë cilën parti të duan përveç BDI-së, e cila sipas tij shqiptarëve u ka sjellë vetëm të këqija?!

“Asnjë të mirë nuk kanë shqiptarët prej kësaj politike. Padyshim se angazhimi jonë i përbashkët është për të parën herë në mënyrë shumë të fuqishme më 11 dhjetor të dënohet”, ka thënë Thaçi

Comments