Presidenti i vendit, Hashim Thaçika mbajtur një konferencë për media pak para nisjes për në Nju Jork, ku do ku do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku pritet të diskutohet për formimin e Ushtrisë.
Thaçi ka thënë se pavarësisht diskutimit qe do të ndodh, pavarëissht shqetësimeve tjera që janë shfaqur, Ushtria e Kosovës është një proces i pakthyeshëm, do të shënojë progres, do të fuqizohet dhe do të finalizohet.
Nga ana e tij, Thaçi ka thënë se transformimi nga FSK na Forca të Armatosura të Kosovës është një një vendim historik i drejtë, në përputhshmërime vullnetin e qytetarëve të Kosovës të të gjitha etnive.
“Vendmi i Kuvendit të Kosovës për themelimine Ushtrisë ka bashkuar gjithë spektrin politik, ndjehem shumë mirë që Ushtria e Kosovës është themeluar pas angazhimeve të mëdha që kemi bërë së bashku me partnerët ndërkombëtar.”, ka theksuar Thaçi, transmeton Indeksonline.
Presidenti Thaçi ka folur edhe për pjesëmarrjen e komuniteteve në Ushtrinë e Kosovës.
“E theksojë se edhe pjesëmarrja e komunitetevenë Ushtrinë e Kosovës është shumë e çmueshme për Kosovën, është një ushtri multietnike dhe 5% të komunitetit serb. Edhe në inspektimin që e kam bërë në kazemrën e Ushtrisë së Kosovës, kam takuar pjesëtarë të komuniteteve të tjera,të cilët ndihen mirë duke i shërbyer Kosovës”, ka theksuar ai.
Ai ka bërë me dije se Ushtria e Kosovës do t’i kryejë obligimet e veta.