Thaçi: Shpërndarje e barabartë e mjeteve buxhetore për të gjithë qytetarët



Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi sonte në fjalimin para simpatizantëve të partisë në Ohër i ftoi shqiptarët që të votojnë për ndryshim të pushtetit dhe të situatës, siç tha, në mungesë totale të rezultateve nga partia shqiptare në pushtet.
“Përmes platformës tonë partiake angazhohemi për shpërndarje të barabartë të buxhetit, konsiderojmë se shqiptarët marrin vetëm dy deri tre për qind të tij. Kjo nuk do të thotë se paratë do të shpenzohen për pushka kundër maqedonasve, por për kushte të barabarta për jetesë për të gjithë në vend”, tha Thaçi.
Lideri i PDSH-së theksoi se partia e tij angazhohet për shlyerjen e një pjese të borxheve të qytetarëve ndaj shtetit. Lideri i PDSH-së vlerësoi se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor shqiptarët do të votojnë për ndryshime, për, siç tha “përgjegjësitë për situatën në vend që ta marrin atë që e meritojnë”.