THAÇI: Status i barabartë i shqiptarëve me maqedonasit

167
THAÇI: Status i barabartë i shqiptarëve me maqedonasit

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sonte ka takuar qytetarët e Çellopekut. Thaçi theksoi edhe një herë se platforma e partisë së tij mundëson status të barabartë të shqiptarëve dhe maqedonasve.

“Çështja e parë që duam ta arrijmë menjëherë pas këtyre zgjedhjeve tek shqiptarët e Maqedonisë është që ta ngrisim mekanizmin e vendimmarrjes në vendimmarrje me konsensus të plotë me maqedonasit.

Nëse ne vazhdojmë t’i paraqesim kërkesat para maqedonasve, në këto konstelacione juridike dhe kushtetuese, me këtë sistem zgjedhor dhe elektoral, a mendoni se ndonjëherë shqiptarët do të kenë deputetë sa maqedonasit”, deklaroi kreu i PDSH-së, MenduhThaçi,

Comments