Thaçi takohet me Henshaw: PDSH do të jep kontribut maksimal në përshpejtimin e proceseve integruese

200

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Chris Henshaw.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe për kodin zgjedhor si dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Kryetari Thaçi njëkohësisht u shpreh se Partia Demokratike Shqiptare do të jep kontribut maksimal në përshpejtimin e proceseve integruese, si dhe kërkoi dialog serioz për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura dhe me interes për shqiptarët në Maqedoni, mohimi i të cilave e pamundëson ushtrimin e demokracisë së vërtetë në vend dhe minimizon gjasat e anëtarësimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Gjithashtu në takim u diskutuan edhe format e bashkëpunimit konkret mes PDSH-së dhe NDI-së në sferat e trajnimeve të ndryshme dhe këshillave që i ofron ky institut.

Comments