Thaçi takohet me ish Presidenten e Zvicrës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me ish Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey.
Thaçi tha se ajo ka pasur rol përcaktues në sensibilizimin e opinionit publik në Evropë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /sovrani.info
Ky është postimi i plotë i tij:
Takimet me miqtë e Kosovës janë gjithmonë të mirëseardhura.
Mikja e Kosovës, Micheline Calmy-Rey, sa ishte Presidente e Konfederatës së Zvicrës, ka pasur rol përcaktues në sensibilizimin e opinionit publik në Evropë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Sot e falënderova atë dhe shtetin e Zvicrës për mbështetjen që na kanë dhënë. HTH

