THAÇI TAKOHET ME KRYEMINISTRIN E TURQISË, BINALI YILDIRIM

311

thumbs_b_c_4d6a95d8f3c04e2a53721ee2dc0046a1

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, është takuar sot me Kryeministrin Binali Yıldırım, raporton AA.

Takimi është zhvilluar në rezidencën shtetërore Çankaya Köşkü. Thaçi është pritur nga Kryeministri Yıldırım në hyrje të rezidencës dhe më pas kanë patur një takim kokë më kokë.

Presidenti i Kosovës Thaçi është takuar sot edhe me Kryetarin e Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman, ndërsa pritet të zhvillojë një takim edhe Presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

Thaçi takon Kryetarin e Parlamentit të Turqisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vizitën zyrtare në Turqi e ka nisur axhendën e takimeve me Kryetarin e Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman.

Takimi Kahraman-Thaçi, u zhvillua i mbyllur për median.

Comments