
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie.
Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për ecurinë e reformave që Maqedonia duhet ti përmbush drejt proceseve integruese.
Thaçi e njoftoi ambasadorin francez me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së lidhur me reformat e duhura dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, duke potencuar se procesi euro-atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se me mbarimin e procesit zgjedhor vendi urgjentisht duhet rikthyer në agjendën e reformave dhe integrimeve euro-atlantike.

