Thaçi tregon se çka tha në Bruksel për mosliberalizimin e vizave

357

  

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me liderët e rajonit, është shprehur se ishte një takim dhe mundësi e mirë për Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij Thaçi ka shprehur zhgënjimin e madh që Kosova ka pasur për liberalizmin e vizave.

“Falënderoj Mogherinin për këtë takim dhe për mundësinë që i dha Ballkanit Perëndimor për nevojat dhe vizionin që e kemi për vitet e ardhshme. Vlerësoj se rajoni ka pasur suksesin solid. Theksova zhgënjimin e madh që Kosova ka pasur për liberalizmin e vizave”.

Sipas Presidentit, Kosova e ka rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Kosova ka kryer obligimet e veta tash BE-së dhe shtete anëtare duhet të marrin vendimet në javët dhe muajt e ardhshme. Besoj se ky vendim do të merret në javët e ardhshme, do të merret shumë shpejt”, tha ai.

Comments