Thaçit, Selimit e Krasniqit u lejohet t’i apelojnë disa pjesë të aktakuzës ndaj tyre

129

Rexhep Selimit, Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit i është lejuar që për disa çështje të ngritura nga ta, të apelojnë vendimin në mocionet që pretendojnë defekte në formën e aktakuzës ndaj tyre.

Vendimi është marrë nga gjyqtari francez i procedurës paraprake, Nicollas Guillou, shkruan lajmi.net.

Kësisoj, Rexhep Selimit i është lejuar apeli për çështjet nga tre deri në shtatë.

Moebel THEMA

Jakup Krasniqit i është lejuar apeli i çështjeve të parë, dytë, pestë, gjashtë, shtatë, nëntë dhe 10. Po ashtu, Krasniqit i është lejuar apelin ë çështjen tre dhe katër si të riformuluara.

Ndërkaq, ish-presidentit Thaçi i është lejuar apelin nga çështja tre deri në çështjen gjashtë, si dhe nga nëntë deri në 15.

Gjykatësi paraprak ka refuzuar që të jap leje për apelim për çështjen e parë dhe të dytë të Selimit, për çështjen e tetë të Krasniqit, si dhe për çështjen e parë, dytë, shtatë dhe tetë të Thaçit.

Vendimin mbi argumentet e lejuara të apelit mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Comments