The Guardian: Ja si reagoi Shqipëria pas Brexit

358
brexit_1466973118-6068372

Gazeta prestigjioze britanike, The Guardian, ditën e sotme i ka dedikuar një artikull formës se si e kanë pritur shtetet e tjera vendimin e Britanisë për të lënë Bashkimin Evropian.

Studimi i gazetës është fokusuar në 13 shtete të Evropës si dhe në SHBA. Ata kanë arritur në konkluzionin se shumica e këtyre vendeve nuk janë shprehur entuziastë në lidhje me Brexit.

Çudia e vetme në këtë rast ishte Rusia, e cila mbajti një qëndrim pro vendimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë në në artikull thuhet se shtete që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së, si Shqipëria, janë kundër Brexit. Kjo, e përkthyer në përqindje, del se 58 % e opinionit shqiptar është kundër daljes së Britanisë nga BE, 8% është pro, ndërsa 34% mban ende një qëndrim neutral./Albeu.com

Comments