“The Guardian”: Rusia një dekadë punon për largimin e Maqedonisë nga NATO

219

3-480x309

Spiunut dhe diplomatët rus thuajse një dekadë kanë punuar në shpërndarjen e propagandës dhe të provokimit në Maqedoni, si pjesë e përpjekjeve më të mëdha të Kremlinit për rritjen e ndikimit në vendet e ish shteteve të Jugosllavisë dhe ta parandalojë anëtarësimin e tyre në NATO, por edhe ta mbajë më larg nga  ndikimi i Perëndimit, shkruan gazeta britanike “The Guardian”, njofton Portalb.mk.

Këto aktivitete kanë filluar që nga vitit 2008, shkruan gazeta duke u thirrur në dokumente të klasifikuara nga shërbimet sekrete maqedonase, deri te të cilat ka ardhur Rrjeti për Raportim për Krim të Organizuar dhe Korrupsion (NOVA TV, rrjeti i Serbisë për hulumtim të korrupsionit dhe korrupsion “Krik”, në partneritet me gazetën britanike “The Guardian”).

Nga dokumentet mësohen edhe përpjekjet e kundërzbulimit serb për mbështetje të nacionalistëve dhe pro-rusëve në Maqedoni.

“Me përdorimin e të gjitha teknikave dhe metodave të të ashtuquajturës “fuqia e butë”, si pjesë e strategjisë së Federatës Ruse të Ballkanit, qëllimi është izolimi i vendit (Maqedonisë) nga ndikimi i Perëndimit”, është shkruar në një dokument.

Sipas njërit nga raportet, të përgatitura në fillim të vitit për shefin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Vlladimir Atanasovski, është shkruar se në nëntë vitet e fundit Maqedonia është “nën propagandë të fuqishme armiqësore dhe aktiviteteve kundërzbuluese të zbatuara nga Ambasada e Rusisë në Maqedoni”, shkruan “The Guardian”. Fillimi i aktiviteteve ruse në Maqedoni përkon me regresin e përpjekjeve të Maqedonisë për hyrje në NATO në vitin 2008, kur Greqia i vendosi veto për shkak të kontestit me emrin, nënvizon gazeta britanike.

Aktivitetet kundërzbuluese të Moskës janë zbatuar nga Ambasada në Shkup, nëpërmjet tre agjentëve të Kundërzbulimit të Jashtëm të Rusisë (KJR), shkruhet më tej.

Në një nga dokumentet është shkruar se agjentët rus kanë punuar edhe në regrutimin e ish përfaqësuesve të armatës dhe përfaqësuesit aktual, dhe të një ministri për Punë të Brendshme që të krijohet masë kritike nga personat e përgatitur për luftë, të cilët në një rast të rëndësishëm politik ose situatë do të shfrytëzoheshin për t’i arritur interesat ruse.

Agjentët nëpërmjet fondeve me para janë përpjekur që të ndikojnë edhe ndaj mediave maqedonase, por edhe shqiptare në Maqedoni që të shpërndajnë informata dhe dezinformata për mbështetje të politikave ruse.

Comments